Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë gjatë sulmeve në kryeqytetin e Irakut Bagdad.
Tri sulme me bomba kanë ndodhur në një lagje të banuar kryesisht me popullsi me shumicë Shiite.
Në sulmin vetëvrasës me bombë në një pikë të kontrollit policor në Rashidija, sot janë vrarë 6 policë dhe 2 civilë dhe janë plagosur 11 persona të tjerë.
Policia thotë se në dy sulme të tjera me bomba në Bagdad janë vrarë 4 civilë dhe plagosur 16 të tjerë.