Telegrafi

12 të vdekur nga “alkooli ilegal”!

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur në shtetin Bihar në lindje të Indisë pasi që kanë pirë pije alkoolike të prodhuara në fabrika ilegale, bëhet e ditur nga policia lokale.

Viktimat kanë pirë alkool të hënën në mbrëmje ndërsa janë përkeqësuar dje, transmeton Asociated Press duke cituar zyrtarë të Policisë.

Edhe pesë persona gjenden në spital për shkak të helmimit me alkool.

Alkooli ilegal shpesh në Indi shpesh “pasurohet” me kemikalie, si pesticide në mënyrë që të rritet fortësia e tij.

Qeveria e shtetit Bihar në prill ka ndaluar shitjen dhe prodhimin e të gjitha llojeve të pijeve alkoolike.