Telegrafi

12 studentë nga Maqedonia do ta hulumtojnë Evropën në një udhëtim të gjatë

Nën organizimin e asociacionit Most, edhe këtë verë, 12 studentë të Maqedonisë do të mund ta hulumtojnë Evropën dhe të promovojnë Maqedoninë përmes projektit ”Udhëtojmë nëpër Evropë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Studentët që dëshirojnë t’i bashkangjiten udhëtimit 22 ditësh nëpër Evropë, duhet të aplikojnë deri më 25 qershor. Konkursi vlen për studentët që janë në fazën përfundimtare të studimeve, ose janë absolventë dhe kanë notë mesatare prej 8.0 të studimeve.

Aplikimi është elektronik, kurse formulareët mund të gjenden në këtë vegëz./Telegrafi/