Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga lansimi i pjesës së dytë të sezonit të katërt të serialit të shumë ndjekur, Emily in Paris.
Pjesa e parë e këtij sezoni doli më 15 gusht, derisa pjesa e dytë lansohet në platformën Netflix më 12 shtator.
Episodet e mbetura, premtojnë të sjellin edhe më shumë dramë, romancë si dhe modën ikonike pariziane, për të cilën edhe njihet ky serial.
Vetëm dy javë më parë, platforma e filmave, Netflix, publikoi trailerin e pjesës së dytë të serisë.
Nga ato që kemi parë nga ky trailer, këto episode do të sjellin edhe më shumë dinamikë.
Personazhi “Emily”, pritet të njihet me një personazh tjetër në jetën e saj, i cili quhet Marcelo. Takimi i saj me këtë personazh të ri, vjen edhe mes dramave që do të përfshijnë atë, Gabrielin dhe Camille.
E veçanta e pjesës së dytë, ndryshe nga pjesa e parë është se ngjarja do të zhvillohet edhe në qytetin e Romës, Itali.
Tematika e veshjeve kësaj here do të jetë sezoni vjeshtë-dimër. /Telegrafi/