Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me Coronavirus.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer 477 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 148.
Në 24 orët e fundit, MSh njofton se janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.828.610 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu, janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/