Kryeministri kanadez, Justin Trudeau njihet si njëri nga personalitetet “e pëlqyera” nga liderë botërorë, dhe jo vetëm.
Kryesisht deklaratat e tij për emigrantët si dhe disa nga momentet kur ai i kishte pritur ata personalisht, kanë bërë që ky personalitet të çmohet shumë nga shumë njerëz në botë, përcjell Telegrafi.
Përveç kësaj, ai njihet edhe për sjelljet prej një gjentëlmeni kur ai gjendet në takime me të tjerët.
Së fundmi, një takim i tij në Shtëpinë e Bardhë ka qenë një nga temat më të përfolura në mediat e huaja.
Por, temë nuk ka qenë takimi me presidentin Donald Trump, sa me vajzën e tij, Ivanka Trump.
Më poshtë ua sjellim disa fotografi në të cilat dëshmohet fakti se shumë nga personalitete botërore, janë mahnitur me sjelljet e kryeministrit kanadez. /Telegrafi/