12 mije punëtorëve nuk iu kanë paguar sigurimet pensionale të shtyllës së dytë, të punësuar në sektorin privat dhe publik gjatë viteve 2009-2010.
Këtë skandal sot e publikoi Ministria e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska duke theksuar se në Fondin e Sigurimit Pensional-Ivnalidor është krijuar një hendek prej 15 miliard denarëve.
Ministrja Mila Carovska tha se Qeveria ka ndarë një fond prej 19 milion eurove, për të bërë pagesat e munguara të këtyre 12 mijë të punësuarve, të cilët kanë filluar me punë nga viti 2006 e këndej.
Ajo tha se do rasti do të paraqitet në Prokurorinë Publike për të hetuar personat zyrtarë të këtij skandali./Alsat/