Të shtunën e ardhshme më 12 maj, sipas informatave nga korrespondentja e AIM nga Greqia, do të zhvillohet takim i ri të shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias me ndërmjetësuesin Mathhew Nimetz, në Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, një ditë pas pjesëmarrjes në konferencën çka do të mbahet ditën e premte në Sunio, do të takohen me përfaqësuesin special nga OKB-së.
Ministri i Jashtëm grek tha në konferencën e sotme për shtyp se pas takimit ministror në Selanik ka edhe 1 apo 2 çështje qendrore për t’u zgjidhur, ndërsa me homologu i tij nag Maqedonia kemi diskutuar për alternativat dhe variantet e zgjidhjes. /Telegrafi/