Rreth 12 km llogaritet perimetri i zjarrit në kullotat e Malit të Gjerë, i cili i ndihmuar nga era dhe terreni i thatë po përparon me shpejtësi drejt Gjirokastrës.
Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë rreth 100 persona, efektiva zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë.
Në vendngjarje ndodhen 4 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit kanë largësi nga njëra-tjetra. Forcat që marrin pjesë në ndërhyrje janë ndarë në 3 grupe.
Aktualisht po punohet për shuarjen e 3 vatrave të zjarrit, të cilat kishin përparësi të përhapeshin drejt qytetit të Gjirokastrës. /Telegrafi/