Real Madridi ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Valencia në kuadër të javës së 35-të në La Liga.
Los Che rrezikuan qysh në minutën e dytë të takimit, kur Edinson Cavani kërkoi penallti, por që gjyqtari bëri me shenjë se loja duhet vazhduar.
Mirëpo, vendasit ia dolën ta shënonin golin e epërsisë në minutën e 33-të me anë të Diego Lopez që u asistua prej Justin Kluivert.
2️⃣ ¡Arranca la segunda parte!
▶️ @valenciacf 1-0 @realmadrid
🟣 𝙈𝙄𝙉𝙐𝙏𝙊 𝘼 𝙈𝙄𝙉𝙐𝙏𝙊 en @TwitchES: https://t.co/jf8ST3gscK
🖥️ https://t.co/evNpcOehJL#ValenciaRealMadrid pic.twitter.com/q1hyuI2yZI— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 21, 2023
Lopez (54’) kishte një shans të artë edhe në pjesën e dytë, por Thibaut Courtois bëri një pritje fantastike.
Valencia nuk u dorëzua deri në fund dhe e mbajti epërsinë, për të bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.
Për më shumë, Vinicius Junior u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+7-të për sjellje anti-sportive.
Pas javës ë 35-të, Real Madridi gjendet në vendin e tretë me 71 pikë, ndërsa në xhiron e 36-të do të ketë punë me Rayo Vallecanon. /Telegrafi/