Site icon Telegrafi

115 mijë dollarë “dhuratë” për akulloreshitësin 89-vjeçar (Foto)

Një dashamirës ka grumbulluar më shumë se 115 mijë dollarë për të ndihmuar një burrë të moshuar, pasi e pa atë duke vuajtur për të shtyrë një karrocë me akullore në rrugë.

Joel Cervantes Marcias ishte duke drejtuar automjetin e tij në zonën Little Village të Chicagos të enjten e kaluar kur vuri re 89 vjeçarin, Fidencio Sanchez.

Lexo po ashtu 20 fotografi që duken sikur nuk janë të vërteta! (Foto)

Marcias, pronar i një restoranti Meksikan tha se shikimi në sytë e Sanchez i theu zemrën, duke shtuar se në këtë moshë ai duhet të shijonte pleqërinë e jo të dilte për të shitur akullore, përcjell oranews.

Pasi i bleu 20 “paletas” me një vlerë 50 euro, ai publikoi një foto të Sanchez në Facebook-un e tij duke shkruar: “E respektoj në maksimum këtë njeri”.

Fotoja preku zemrat e qindra njerëzve, kështu Joel vendosi të mblidhte fonde përmes faqes Gofundme për t’i lehtësuar jetrën Sanches dhe gruas së tij Eladia.

89 vjeçari, i cili së fundmi humbi vajzën e tij të vetme dhe iu desh të punonte për vite pasi gruaja u sëmur, fitonte vetëm 50 dollarë deri në 60 dollarë në ditë, sipas DNAinfo Chicago.

Por në vetëm dy ditë, fushata e Marcias arriti të grumbullonte më shumë se 115 mijë dollarë, megjithëse qëllimi i tij ishte të arrinte 3 mijë dollarë.

Exit mobile version