Site icon Telegrafi

114-vjeçari kontrabandon kanabis

Sulaimon Adebayo ka hedhur poshtë pronësinë e qeseve, derisa ai është arrestuar në qytetin Odeda.

"Paramendoni çfarë do të kishte ndodhur po të mos do ta kishim gjetur këtë drogë. Paramendoni sa jetë do të shkatërroheshin", ka thënë prokurorja e shtetit Chinyere Obijuru.

Në shtetin Edo në muajin nëntor të vitit të kaluar janë konfiskuar rreth 30.000 kilogramë kanabis të paketuar në 5.923 qese. Po ashtu në muajin qershor janë gjetur madje 80 tonë drogë përnjëherë, që ka qenë edhe masa më e madhe e drogës e konfiskuar ndonjëherë.

Exit mobile version