Telegrafi

Rastet e reja me coronavirus sipas komunave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 113 raste të reja me coronavirus, duke çuar në 2 mijë e 991 numrin e personave të infektuar me virus.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 67 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i personave të shëruar ka arritur në 1 mijë e 644.

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë testuar 266 mostra, ndërsa më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 36,  transmeton Telegrafi.

Pastaj në komunën e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste.

Komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2.

Me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Aktualisht raste aktive në vendin tonë janë 1 mijë e 293.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVIDD-19.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”. /Telegrafi/