Site icon Telegrafi

111,628 mijë pasagjerë shfrytëzuan Aeroportin e Prishtinës, vetëm gjatë muajit nëntor

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP),“Adem Jashari”, vazhdon që të ketë rritje të perfomancës duke bërë që edhe në muajin nëntor, numri i pasagjerëve të arrijë në 111,628 mijë.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi, ka bërë më dije për RTKlive se gjatë muajit nëntor 2016 numri i pasagjerëve ka arritur në 111,628 , apo për 10.3% rritje në krahasim me muajin nëntor të vitit 2015.

“Numri i udhëtarëve që nga fillimi i vitit 2016 e deri më tani ka arritur në 1,608,305”, ka thënë ai.

Exit mobile version