Site icon Telegrafi

111 vjetori i Policisë së Shtetit, Balla: Rritje pagash për efektivët, do të përdoret edhe AI për t’i ardhur në ndihmë punës së Policisë

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka shënuar 111-vjetorin e themelimit të saj si institucion.

Në një event të organizuar lidhur me këtë përvjetor, ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili premtoi disa ndryshime në Polici.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se do të ketë rritje pagash për punonjësit e Policisë dhe kredi të buta.

Po ashtu Balla tha se do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për t’i ardhur në ndihmë punës së Policisë.

“Sapo kaluam kreditë e buta për disa punonjës të policisë dhe do vijojmë me 300 të tjerë. Do t’i sigurojmë shtëpi për familjen e tyre. Po detajojmë dhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit dhe për punonjës të tjerë, të sektorit të Shëndetit Publik apo për Forcat e Armatosura dhe administratën publike.

Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë në 1 korrik, forcat e policisë të jenë më të vlerësuarit. Do të kemi shumë shpejt dhe në Policinë e Shtetit modele të përdorimit të inteligjencës artificiale”, tha Balla. /euronews.al/

Exit mobile version