Sot në Kalanë e Ohrit është shpalosur një flamur kombëtar shqiptar me përmasa të mëdha, ngjarje që shkaktoi reagime në opinion.
Flamuri shqiptar në Kalanë e Samoilit në Ohër u vendos nga një grup folklorik i arbëreshëve të Italisë, ndërsa policia ndaloi dy prej tyre. Gjykata e Ohrit për këtë vepër ka dënuar njërin prej aktorëve të shpalosjes së flamurit kombëtar.
Gjergj Prekoçaj, është ai i cili u dënua me 1100 euro gjobë, si dhe ndalesë prej 5 vjetëve për hyrje në Maqedoni.
“Nuk do të ndalemi. Falënderojmë të gjithë ata që na mbështetën. Na do të vazhdojmë për këtë tokë arbërore. Nuk do të ndalemi kurrë. Kjo është tokë e Gjergj Kastriotit. Ndoshta si pëlqeu gjykatësit, por unë nuk heq dorë. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar. Kjo na bën më të fortë”, theksoi për INA, Gjergj Prekoçaj.
Pas ngritjes së flamurit nga MPB e Maqedonisë e konfirmuan rastin, ndërsa më pas u zbulua se arbëreshët e Italisë flamurin e kanë vendosur vetëm për t’u fotografuar dhe nuk kanë pasur qëllim që të provokojnë./Telegrafi/