Site icon Telegrafi

110 miliardë dollarë jashtë përdorimit për shkak të një gabimi

Rrjeti televiziv amerikan CNBC njoftoi se për shkak të problemit në procesin e shtypjes deri në 30 për qind të bankënotave janë dëmtuar dhe në njërën anë kanë një njollë të zezë.

Zyrtarët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje teknike, për t’i rregulluar kartëmonedhat pasi një proces i tillë sikur të kryhej me dorë do të merrte 30 vite kohë.

Kartëmonedhat e reja priteshin të futeshin në përdorim në shkurt të vitit 2011. “Besojmë se numri i madh i këtyre kartëmonedhave do të jenë të gatshme për përdorim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Financave, Darlene Anderson. /Telegrafi/
 

Exit mobile version