Site icon Telegrafi

110 lopë për martesë

Nëse deri më 15 shkurt ai nuk arrin që këtë numër të lopëve t’ia dhurojë familjes së të dashurës së tij në Sudan, atëherë ajo do të martohet me një person tjetër.

Adier është vetëm njëri nga shumë të rinjtë që kanë ikur nga Sudani, gjatë luftës atje, dhe 9 vjet ka jetuar në një kamp refugjatësh në Keni.

Më vonë ai kishte arritur të depërtonte në SHBA-të, ku ka magjistruar në një fakultet, ndërsa sot jeton në Kansas, dhe u ndihmon fëmijëve të Sudanit.

Para 5 vjetësh ai është njoftuar me Monican, dhe është dashuruar. Familja e tij i ka blerë 50 lopë – miqtë e tij 6 sosh, mirëpo i duhen edhe 54 lopë të tjera.

Për ta kurorëzuar dashurinë e tij, dhe për ta realizuar ëndrrën që të dashurën e tij ta sjellë në SHBA, një mike e tij ka hapur një profil në Facebook, ku u kërkon njerëzve që ta ndihmojnë Adierin. /Telegrafi/

Exit mobile version