Site icon Telegrafi

11-vjeçarja në SHBA u detyrua t’i priste flokët pasi iu ngjitën lodrat në to

Një vajzë e vogël u ‘traumatizua’ pasi iu ngatërruan në flokë më shumë se pesëdhjetë lodra – duke e detyruar nënën e saj që t’ia presë asaj flokët e gjatë.

Cierra-Jane Darling, 34-vjeçare nga Kannapolis, Karolina e Veriut, tha se vajzat e saj Lileigh dhe Emma Strider po luanin me topat shumëngjyrëshe kur një mal prej tyre u mbërthyen aksidentalisht në flokët e 11-vjeçares Lileigh.

Vajzat që supozohej të ishin në gjumë, u shqetësuan nga reagimi i prindërve të tyre, kështu që pritën deri në mëngjes për t’ju treguar, transmeton Telegrafi.

Nëna luftoi shumë për t’ia hequr nga flokët, por arriti të zgjidhte vetëm dy në tre orë e gjysmë.

Siç raportohet, nëna e tre fëmijëve pohon se ishte e shqetësuar e burri Stacey Strider, 35-vjeçar, do të detyronte t’ia priste të gjitha flokët, por për fat arriti t’ia shpëtonte, duke ia prerë ato në një formë bob.

Megjithatë, ajo u detyrua t’ia priste më shumë se 22 inç flokë që ishin shumë të ngatërruara me topat.

“Ishte shumë traumatizuese për vajzën time, do ta them këtë. Ajo ishte gjithashtu shumë e mërzitur sepse i do flokët e saj”, tha e ëma e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version