Shërbimi qeveritar për informacione nuk lejon fotoreporterët dhe kameramanët që të fotografojnë liderët kur hynë në mbledhje në Klubin e Deputetëve këtë pasdite në Shkup, për çka në shenjë protestë i lanë kamerat para hyrjes.
Zyrtarisht, ekipeve të gazetarëve u është thënë se nuk lejohen të hynë në Klubin e Deputetëve sepse “ashtu është protokoll për arsye të sigurisë”.
Kur disa nga gazetarët u ankuan me vërejtje se në 27 vitet e kaluara deri tash asnjëherë nuk ka ndodhur që fotografëve dhe kameramanëve të mos munden të fotografojnë liderët se si dalin nga veturat e tyre, për çka në shenjë proteste e lëshuan vendin, kurse Marjan Zabrçanec, këshilltar i veçantë për marrëdhënie me publikun në Kabinetin e Kryeministri tha “11 vite ju shkelën, nuk flisnit, tash gjetët të flisni?”./Telegrafi/