Në ditën e caktuar si festë shtetërore për shkak festës së kryengritjes së Maqedonisë thuhet se do të ketë një marsh të madh të organizuar nga sektori i organizatave jo-qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në organizimin e këtij marshi janë futur shumë organizata jo-qeveritare.
Këto organizata e kanë konfirmuar këtë organizim për portalin aktuelno.mk duke thënë se marshi do të organizohet për t’i thënë ”jo” kësaj qeverie dhe do të kërkojnë zbatimin e reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët./Telegrafi/