Telegrafi

11 të vrarë në sulmin me raketa në një spital në Aleppo

Njëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një sulm me raketë në një spital në qytetin e kontestuar sirian të Aleppo, njoftoi media shtetërore.

Spitali, i cili ishte nën kontrollin e forcave qeveritare, ishte në shënjestër nga një grup rebel radikal, njoftoi televizioni shtetëror sirian, transmeton Telegrafi.

Mediat gjithashtu bëjnë të ditur se objekti është shkatërruar.

Aleppo, një nga qytetet më të mëdha të Sirisë, mbetet një pikë e nxehtë, me pjesë të ndryshme të qytetit të mbajtur nga grupe të ndryshme. /Telegrafi/