Telegrafi

11 të vdekur e 70 të plagosur nga zjarri në Pakistan

Të paktën 11 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një hotel me katër yje në qytetin e Karaçi, të Pakistanit.

Zjarri nisi në kuzhinë në katin e parë të hotelit Regent Plaza, para se të përhapej në anë të tjera të ndërtesës, njoftojnë mediat lokale.

Më shumë se 70 persona janë plagosur, derisa mysafirët janë shpëtuar duke përdorur litarë të improvizuar, transmeton KosovaPress.

Sipas disa raporteve, në mesin e të plagosurve ka shtetas të huaj.