Telegrafi

Më 11 shkurt mbahet seanca ndaj Shalës, Gashit e Lushtakut për gjuajtjen me armë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar seancën fillestare ndaj ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, atij të Diasporës, Dardan Gashi dhe Sami Lushtakut, për gjuajtjen me armë zjarri në odën e Fatmir Limajt.

Gjykata e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një komunikate për media.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka caktuar seancën fillestare ndaj të akuzuarve E.SH., D.G., etj për vepër penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Të njëjtit pritet që të përballen me akuzat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë-dega Malishevë, akuza këto të ngritura më 16 maj 2018. /Telegrafi/