Telegrafi

11-shja më e mirë e La Ligas sipas L’Equipe nxitë reagime, yje të mëdha jashtë (Foto)

Gazeta më e madhe sportive në Francë, L’Equipe, ka publikuar formacionin më të mirë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Por, një mori reagimesh ka nxitur list e publikuar nga L’Equipe, ku dominojnë lojtarët e Real Madridit.

Ajo që ka nxitur më së shumti reagime është fakti i përfshirjes së Casemiros para Sergio Busquetsit. Në formacion mungone dhe mjeshtri, Andres Iniesta.

Po ashtu, befasi e madhe është edhe në mbrojtje, ku Varane ka zënë vendin e Piques, i cili natyrshëm shihet si një nga mbrojtësit më të mirë në La Liga.

Kështu, sipas L’Equipe, Reali ka lojtarët më të mirë në mbrojtje dhe mesfushë, kurse në sulm Barca ka Messin dhe Suarezin.

A pajtoheni edhe ju me lënien jashtë listës të Piques dhe Busquetsit për Varanen dhe Casemiron? Shprehuni në hapësirën për komente…