Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.
Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/