Telegrafi

11 qytetarë nga Shqipëria janë duke marrë trajtim kundër COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se, 11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësorë kundër COVID-19 në spitalin e përgjithshëm të Gjakovës.

E në kuadër të kësaj në po të njëjtin spital janë duke u trajtuar  edhe 67 pacientë, ku prej tyre 28 në oksigjeno-terapi dhe 6 të tjerë në mjekim intensiv pra në gjendje më të rëndë.

“11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, prej tyre 28 me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, bënë të ditur ShSKUK./Telegrafi/