Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 11 prill 2024 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit duhet të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/