Ndoshta jeni nga ato femrat që ju qëndroni besnike nuancave të provuara të flokëve të ngjyrosur, por, pasi t’i shihni këto fotografi, do të mendoheni për të bërë një ndryshim në flokët tuaj
Për të krijuar një imazh të përsosur, do t’ju duhet jo vetëm veshje me stil, por edhe një model flokësh po aq elegant dhe në modë me një tonalitet të përzgjedhur për flokët.
Viti 2021 ka hyrë me trende të reja të ngjyrave, por një pjesë e mirë e nuancave të 2020-ës do vazhdojë për më gjatë.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga ngjyrat, që janë në trend për këtë vit, e të cilat janë parë edhe në paraqitjet e disa të famshmeve.
1 – Të zeza me shumë shkëlqim
2 – Bionde ngjyrë mjalti
3 – Gri
4 – Të kuqe “natyrale” (Por dhe nuanca të tjera të ngjyrës së kuqe/vishnje)
5 – ‘Balayage’
6 – Bionde platin
7 – Rozë e lehtë
8 – Shkëlqim ngjyrë kafe
9 – Bionde, me rrënjë natyrale
10 – “Bronde Foliage”
11 – Fije të ndezura