Site icon Telegrafi

Më 11 nëntor mund të ndodhë takimi Thaçi-Vuçiq në Paris

Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mediumi serbe raportojnë se Vuçiq ka pranuar ftesën e presidentit francez Emmanuel Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore, shkruan ‘Kontaktplus’, përcjell Klan Kosova.

Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

Kështu Thaçi dhe Vuçiq mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris.

Exit mobile version