Site icon Telegrafi

“Me 11 lojtarë, Barcën do ta mundnim”

Fernando Torres këmbëngul se Atletico Madrid do ta kishte mposhtur Barcelonën nëse nuk do ishte ndëshkuar me të kuq.

Torres u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë në ndeshjen e parë çerekfinales të Ligës së Kampionëve, ku barcelona triumfoi me rezultat 2:1.
”Unë jam i sigurt se me 11 lojtarë ne do të kishim fituar në Camp Nou”.

”Unë jam i bindur se nuk e meritova kartonin e dytë të verdhë, thjesht ndjeva përzierje të dëshpërimit dhe zhgënjimit”, tha El Ninho.

Barca dhe Atletico do të takohen nesër për aktin e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në stadiumin Vicente Calderon. /Telegrafi/

Exit mobile version