Komisioni i Garave e ka caktuar terminin e tërheqjes së shortit për fazën e 1/8-së së finales së Kupës së Kosovës.
Çiftet e kësaj faze do të mësohen më 11 janar në orën 13:00, teksa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt – thuhet në një njoftim në faqen e FFK-së.
Kujtojmë që në javën e kaluar u kompletuar lista me 16 ekipet që e siguruan pjesëmarrjen në të tetën e finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Istogu dhe 2 Korriku janë skuadrat e vetme që kanë befasuar, ndërkohë që nga përballjet tjera u kualifikuan favoritët.
Më poshtë jua sjellim listën me 16 skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll:
2 Korriku
A&N
Arbëria
Ballkani
Drenica
Drita
Dukagjini
Feronikeli
Ferizaji
Flamurtari
Gjilani
Istogu
Llapi
Prishtina
Trepça ‘89
Ulpiana
/Telegrafi/