Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 11 aksidente komunikacioni, pesë nga të cilat kanë përfunduar me dëme materiale, kurse në gjashtë prej tyre ka edhe të lënduar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Policia gjithashtu ka ndaluar pesë persona për shkak të mosshfrytëzimit të rripit të sigurisë, apo kanë përdorur telefonin celularë gjatë drejtimit të veturës.
Një shofer është dënuar për kalim në të kuqen, një motorist është dënuar për shkak se nuk ka përdorur helmetën. Janë dënuar edhe tre këmbësorë, në bazë të shkeljeve të ndryshme./Telegrafi/