Një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë lënduar në gjithsej 11 aksidente trafiku, që gjatë ditës së kaluar kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup.
Në disa aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, njëri për shkak të drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tjetri për shkak të mos posedimit të lejes për vozitje. Gjithashtu janë përjashtuar edhe dy makina të paregjistruara.
Sipas raportit të SPB Shkup, 56 makina janë për shkak të parkimit të parregullt./Telegrafi/