Telegrafi

Në Maqedoni 11.697 të regjistruar në shkollat e mesme, afati i dytë më 28 qershor

Në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme, Ministria për Arsim dhe Shkencë sot deklaroi se nga 17.590 aplikues, janë regjistruar 11.697 nxënës.

Sipas drejtimit të cilët janë regjistruar, 4.873 janë regjistruar në gjimnaze, 6.462 në shkollat e mesme profesionale, 208 nxënës në Akademinë të Sportit dhe 154 në Gjimnazin e Sportit.

Si në vitet e kaluara, interesimi më i madh shkon për shkollat e mesme të gjimnazit, kështu që regjistrimi i nxënësve në disa gjimnaze të Shkupit tashmë ka përfundur siç: “Josip Broz Tito”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Gjorgji Dimitrov”, “Rade Jovçevski Korçagin”, dhe “Josip Broz Tito” në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas publikimit të rang-listave me rezultatet e regjistrimit, nxënësit të cilët nuk janë regjistruar në shkollë, e kanë të obligueshme ta marrin dokumentacionin që e kanë dorëzuar në afat prej 48 orësh.

Për regjistrimin e dytë i cili do të mbahet më 28 korrik, vende të lira ka për 24.086 nxënës, nga ku shkollimi i gjimnazit 6.068 dhe shkollimi profesional 17.900. Rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 29 qershor./Telegrafi/