Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 gjoba, nga të cilat 19 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
“Janë vendosur katër gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe)”.
“MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.