Site icon Telegrafi

10,879 raste aktive dhe 1,272 të vdekur nga coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879.

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Në bazë të këtyre masave nuk është hequr kategorizimi i komunave.

Orari i lëvizjes së qytetarëve si dhe orari i veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë është zgjatur.

“Në zonën me Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”, thuhet në vendim.

Po ashtu sipas këtij vendimi personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues. /Telegrafi/

 

Exit mobile version