Site icon Telegrafi

10,782 të shëruar dhe 2,951 raste aktive me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 481 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 97 raste pozitive me COVID-19. Pas më shumë se 4 muajsh Kosova ka regjistruar ditën e parë pa asnjë viktimë prej coronavirusit. Ndërkohë 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 139 pacientë.

Isme Humolli, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se bashkëpunimi me institucioneve e Kosovës ka qenë shumë i mirë.

Ajo ka shprehur shqetësim për numrin e lartë të rasteve aktive pasi janë rreth 3 mijë persona dhe mund të konsiderohen vatra të përhapjes së virusit.

“Jo vetëm Kosovë, por edhe rajoni duhet të vazhdojë me masa kufizuese. Vendosja e maskës dhe mbajtje e distancës është detyruese. Lirimi i masave nuk rekomandohet. Kemi një rënie të lehtë të rasteve gjatë javës së fundit por nuk guxojmë të relaksohemi pasi mund të jetë një rënie false pasi në raport me numrin e banorëve testimi është i ulët dhe nuk e dimë shkallën e përhapjes së virusit në komunitet”, ishte shprehur Humolli. /Telegrafi/

Exit mobile version