Në Kosovë po vazhdon rritja e rasteve me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 107 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Nga rastet e reja më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 51 raste, transmeton Telegrafi.
Pastaj në Ferizaj 12 raste, në Gjilan 11 raste, Prizren 5 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Vushtrri 3 raste.
Nga 2 raste janë konfirmuar në Kaçanik, Istog, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Deçan, Klinë dhe Mitrovicë.
Nga 1 rast është konfirmuar në Drenas dhe Shtërpcë.
Ndryshe, MSH ka informuar se sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
Në total numri i rasteve aktive është 740.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/