Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje është duke u mbajtur në sheshin “Skënderbeu”.
Në këtë protestë ku po marrin pjesë mijëra protestues janë shfaqur flamujt e 105 shteteve që kanë njohur Kosovën si Republikë.
Megjithatë asnjë flamur i shtetit të Kosovës nuk shihet në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në vend të kësaj flamuri me ngjyrat kuq e zi, i shtetit shqiptar, po dominon në protestën që është thirrur në mbrojtje të territorit të Kosovës dhe kundër idesë së korrigjimit të kufijve të Kosovës me Serbinë. /Telegrafi/