Në Itali janë shënuar 10,386 raste të reja COVID-19 dhe 336 viktima të tjera, ka thënë të martën ministria e shëndetësisë.
Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, ky numër është më i lartë nëse krahasohet me 7,351 raste të reja dhe 258 vdekje të tjera të hënën.
Ndërkohë bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është tani 2,739,591, dhe numri i të vdekurve 94,171. /Telegrafi/