Site icon Telegrafi

103 raste të reja me coronavirus – këto janë komunat ku u rrit numri i personave të infektuar me virus

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë të enjtes në Kosovë janë konfirmuar 103 raste të reja me coronavirus, duke çuar në 5 mijë e 472 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 28, transmeton Telegrafi.

Pastaj në komunën e Podujevës 16 raste, në komunën e Ferizajt 12 raste, në komunën e Mitrovicës 10 raste.

Në komunën e Drenasit 7 raste, në komunën e Prizrenit 6 raste, në komunën e Gjilanit 5 raste, në komunën e Vushtrrisë 5 raste, në komunën e Fushë-Kosovës 5 raste.

Në komunën e Shtimes 4 raste, në komunën e Suharekës 3 raste.

Nga një rast me coronavirus është konfirmuar në Kaçanik dhe Skenderaj.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 708. Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë e deri tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 124 persona./Telegrafi/

Exit mobile version