Një 102 vjeçare ka votuar para pak çastesh në fshatin Isniq të Deçanit.
Ajo para mediave tha se gjithmonë ka votuar, transmeton Telegrafi.
“Gjithmonë kam votuar, krejt duhet me votu për një jetë më të mirë”, tha ajo.
102 vjeçarja ishte e shoqëruar nga familjarët e saj gjatë votimi.
Ndryshe, deri në ora 15:00 kanë votuar 26,9 për qind e qytetarëve.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.
Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.
Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime. /Telegrafi/