Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 102 shkelje të rregullave të trafikut.
Prej gjobave të shqiptuara 9 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për kalim në të kuqe në semaforë.
“Janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe katër të tjera për mosdhënie përparësi këmbësorëve”.
“Apelojmë që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.