Telegrafi

101 vjeçarja hidhet nga 100 metra lartësi (Video)

Ruth White është fqinje e Doris. Ajo tregon që sfidat e mëdha në eksperienca të veçanta gjithmonë kanë qenë dëshirë e madhe e saj.

“Është një ngjarje shumë e madhe dhe e pazakontë sepse nuk është e lehtë që një person në moshë të tillë ta merr një sfidë kaq të madhe”, ka thënë ajo.

E moshuara ka nisur të praktikojë fluturimin me litar si sport në moshën 85 vjeçare.

Këtë herë ajo ka bashkuar pasionin në një vepër bamirësie për të mbledhur fonde për Rowans Hospice.

Deri më tani Doris ka arritur që të mbledhë 17 mijë euro, të cilat do të shkojnë për personat e moshuar.

Veçoria e cila dallon të moshuarën është se aspak nuk ka frikë nga lartësia dhe se është një aktivitet të cilën e kryen me shumë dëshirë.

Sipas Ruth, qëllimi i 101 vjeçares ishte që të fitonte të ardhura dhe të gjitha t’i dhurojë për bamirësi. /RTV Dukagjini – Telegrafi/