Telegrafi

101 raste aktive me COVID-19

Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.

Sipas institutit, 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“ Janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282”, thuhet në njoftim.