Telegrafi

101 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 12 prej tyre në gjendje të rëndë

Në spitalet rajonale por edhe në QKUK është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me coronavirus.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 101 pacientë të prekur me COVID-19.

Sipas një njoftimi nga ky spital, nga 101 pacientë, 74 prej tyre janë në Oksigjenoterapi, 4 janë duke u trajtuar në CPAP, kurse 12 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 7 pacientë. /Telegrafi/