Telegrafi

10,000 dhoma, 70 restorante dhe katër “pista” helikopteri: Në Mekë po ndërtohet hoteli më i madh në botë (Foto/Video)

Hoteli më i madh në botë – i cili do të mburret me 10 mijë dhomat e tij – mund të hapet në Mekë në fillim të vitit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Po eksploronin një shpellë nëntokësore, gjejnë një vogëlushe të humbur aty! (Video)

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Abraj Kudai do të ndërtohet një milje në jug të xhamisë më të madhe në botë dhe vendit më të shenjtë të Islamit, Masjid al-Haram.

Ajo do të ketë dhoma luksoze për pelegrinë të pasur, një pjesë të veçantë për familjen mbretërore saudite, qendra tregtare, si dhe 70 restorante.

Lexo po ashtu Erdogan e la në pritje Putinin, shihni reagimet e tij (Video)

Përveç 10 mijë dhomave dhe katër hapësirave për aterrimin e helikopterëve, kullat më të larta të kësaj ndërtese – kostoja e ndërtimit e të cilës pritet të arrijë në rreth 3,5 miliardë dollarë – do të kenë nga 45 kate, për dallim nga ato më të shkurtrat të cilat do të kenë 30 kate. /Telegrafi/