Telegrafi

1000 materiale nga përgjimet sot në diskutim në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit sot në mbledhje të rregullt do të vlerësojë materialet nga përgjimet që do të duhet të përdoren në disa lëndë të hapura nga Prokuroria Speciale Publike.

Bëhet fjalë për 1000 materiale në lëndët ”Titanik” ku janë të akuzuar 21 persona, mes tjerash edhe kryesia e OBRM-PDUKM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në këto lëndë, do të jetë në diskutim pasuria e zyrtarëve të kësaj partie. Deri tani në këtë lëndë është sjellë një vendim më i butë, marrja e pasaportave për të gjihtë të akuzuarit. /Telegrafi/