“Është një kënaqësi e madhe për mua që t’ju uroj ju dhe popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Tre vjet e gjysmë përpara, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i tregoi botës se ideja e lirisë është e pathyeshme. Me anëtarësimin në NATO, Shqipëria ka forcuar sigurinë e saj të brendshme dhe atë të NATO-s dhe të tërësisë së Aleancës Atlantike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ai ka vijuar më tej duke thënë se, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, ju jeni angazhuar për mbrojtjen e sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta.
Rasmussen theksoi se NATO vlerëson faktin që Shqipëria sot është e lirë dhe e sigurt.
“Ne jemi të gëzuar të kemi një Shqipëri të lirë, të sigurt dhe të angazhuar si anëtar i Aleancës. Ju uroj ju dhe popullit të Shqipërisë një ditë të lumtur dhe të sigurt të pavarësisë”, ka përfunduar përshëndetjen e tij Rasmussen, transmeton “Shekulli”.
Ceremonia vijoi me fjalën përshëndetëse të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ku u shpreh se historia e Shqipërisë është një histori e luftës dhe përpjekjeve të mëdha për të mbijetuar dhe ruajtur identitetin kombëtar.
Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në selinë e NATO-s nuk mund të mungonte dhe torta me simbolin kombëtar shqiptar. /Telegrafi/